DYLON

Federata e Hendbollit të Kosovës shpall më të mirët e vitit, ndan mirënjohje ‘Post Mortum’ për trajnerin gjilanas

Federata e Hendbollit të Kosovës shpall më të mirët e vitit, ndan mirënjohje ‘Post Mortum’ për trajnerin gjilanas
Avatar photo Elife Sherifi

Ne manifestimin “Laureatët e Vitit”,  Federata e Hendbollit të Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit 2019. Çmimet kryesore janë fituar nga Kastriot Jupa i Besa Famgas dhe Esma Muratoviq e Istogut. Reprezentuesi Jupa është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit 2019, ndërsa çmimin e më të mirit e ka fituar për herë të pestë.

Esma Muratoviq, që tani vazhdon karrierën në Spanjë, është shpallur hendbollistja më e mirë e vitit 2019. Ajo kishte udhëhequr Istogun drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Kosovës. Jupa me Besën e Pejës ka fituar titullin e kampionit, ndërsa ka fituar të gjitha ndeshjet e stinorit pranveror.

Në ceremoni janë ndarë mirënjohje të shumta për ata që janë dalluar gjatë vitit 2019 e po ashtu për ata që kanë dhënë dhe japin kontribut për sportin tonë. Janë nderuar edhe më të mirët e Kombëtareve të Kosovës, çmime që kanë shkuar për kapitenët Valon Dedaj e Leonora Demaj.

EkoHigjiena

Janë shpallur po ashtu shtatëshet më të mira dhe janë ndarë çmime tjera individuale. Janë nderuar edhe lojtarët e kategorive të reja e po ashtu ata që shkruan histori – lojtarët që përfaqësuan për herë të parë Kosovën në Botëror.

Më poshtë paraqesim të gjithë të shpërblyerit.

Mirënjohje Post Mortum

Skender Sahiti – Kena

Hilmi Xhaferi

Muhamet Shehdadi

Agim Shkodra

Mirënjohje për partnerët e sponsorët

Departamanti i Sportit, Komuna e Prishtinës – Departamenti i Sportit, KOK-u, Raiffeisen Bank

Mirënjohje për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror U21

Art Luzha, Besian Abazi, Arben Dugolli, Festim Mustafa, Flakrim Beqiraj, Jon Muqolli, Agon Bajqinovci, Labinot Gubetini

Hendbollistet më të dalluara – kadetet

Adelina Berisha (Istogu), Djellza Nuza (Shqiponja), Selvije Mollakdarija (Vëllaznimi), Arlinda Maloku (Samadrexha), Erjola Gecaj (Jusuf Gërvalla)

Hendbollistët më të dalluar – kadetët

Agon Selmani (Kastrioti), Jon Vokshi (Besa Famgas), Dardan Ramadani (Prishtina), Betim Idrizi (Vëllaznimi), Arjanit Murseli (Zhegra)

Mirënjohje të veçanta (punëtor sportiv të vitit)

Syria Shalqini, Bardhyl Ramadani, Sejdi Desku

Mirënjohje të veçanta për prezantim në Evropë

Shqipe Bajçinca – Brestovci (delegate e EHF-së), Genc Bujupi – Getoar Bujupi (gjyqtarë), Ilir Bytyqi – Syart Kasapi (gjyqtarë), Besfort Jahja – Sherif Xhema (gjyqtarë)

Gjyqtarët më të mirë të vitit

Besfort Jahja – Sherif Xhema

Mirënjohje e veçantë për paraqitje në Botërorin e Juniorëve

Fatmir Muhaxheri (trajner)

Trajner i vitit

Faruk Shala (Istogu)

Klubet më të suksesshme të vitit

KHF Istogu (femrat)

KH Besa Famgas (meshkujt)

KHF Samadrexha (pionieret)

KHF Istogu (junioret)

KH Zhegra (pionierët)

KH Kastrioti (kadetët)

KH Prishtina (juniorët)

Përbërja më e mirë e vitit (femrat)

Aurora Shehdadi (portiere – Istogu), Albina Rugova (alo e majtë – Istogu), Alma Nivokazi (fundore e majtë – Shqiponja), Esma Muratoviq (qendër – Istogu), Shkurta Mehmeti (pivote – Prishtina), Albulena Kelmendi (fundore e djathtë – Ferizaj), Shpresa Fazlija (alo e djathtë – Ferizaj)

Suzana Ujkiq (Istogu) – lojtarja më e mirë e mbrojtjes

Shkurta Mehmeti (Prishtina) – golashënuesja më e mirë me 169 gola

Leonora Demaj – Lojtarja më e mirë e Kombëtares së Kosovës për vitin 2019

ESMA MURATOVIQ (Istogu) – Hendbollistja më e mirë e vitit 2019

Përbërja më e mirë e vitit (meshkujt)

Mursel Mehmeti (portier – Besa Famgas), Lulzim Shabani (alo e majtë – Kastrioti), Deniz Terziqi (fundor i majtë – Prishtina), Egzon Gjuka (qendër – Besa Famgas), Kastriot Jupa (pivot – Besa Famgas), Beni Sula (fundor i djathtë – Kastrioti), Drilon Tahirukaj (alo e djathtë – Besa Famgas)

Bujar Ramosaj (Besa Famgas) – lojtari më i mirë i mbrojtjes

Oltion Beshiri (Prishtina) – golashënuesi më i mirë me 226 gola

Valon Dedaj – Lojtari më i mirë i Kombëtares së Kosovës për vitin 2019

KASTRIOT JUPA – hendbollisti më i mirë i vitit 2019

Mirënjohje për mediat

RTV 21, SHGSK, KTV, Klan Kosova, Radio Kosova, Kemajl Goca, Shpend Ahmeti