Futbollisti, Ismet Caka i është bashkuar Petrit Tahirit, Rinor Karaqës dhe Kujtim Pantinës të cilët ditë më parë nga FC Vushtrria u transferuan te Vllaznia e Pozhranit.
Mbrojtësi vushtrrias pritet që shumë shpejtë t’i bashkohet skuadrës nga “Ibrahim Kurteshi” në përgatitjet parasezonale për edicionin e ri.
Arritja e Cakës në Pozheran është bërë pas insistimit të trajnerit Erdin Hashani, i cili synon që të ndërtojë një skuadër konkuruese për stinorin pranveror, pasi që qëllimi i Vllaznisë është të mbijetojë në Ligën e Parë.
Me 16 pikë në pozitën e 14, Vllaznia do ta nis stinorin pranveror të kampionatit.