Gjykata e Lartë në Podgoricë e ka dënuar Vllado Zmajeviqin me 14 vjet burg për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë. Ai u shpall fajtor për vrasjen e katër civilëve shqiptarë në Zhegër të Gjilanit në vitin 1999.
Muhedin Haziri, familjarët e të cilit janë në mesin e të vrarëve në këtë rast, ka shkruar në profilin e tij se si familjarë sot me emocion, lot, dhimbje dhe krenari, vërtetohet fajësia, por jo edhe dënimi meritor!
Ja postimi i plotë, ndërkohë që risjellim edhe njëherë rrëfimin e Muhadin Hazirit në lidhje me tmerrin e marsit të vitit 1999 që ndodhi në Zhegër.
LEXO EDHE: Muhadin Haziri rrëfen tmerrin e marsit të vitit 1999 që ndodhi në Zhegër
Postimi pa ndërhyrje në profilin e Muhadin Hazirit
***
Dënohet Krimineli-Vrasës Vllada Zmajevic Dënim me 14 vite burgim, Si familjar jemi të pa knaqur me ketë denim,Ne familjarët sot Emocion,lot,dhimbje dhe krenari, vertetohet fajsia, por jo edhe dënimi meritor!
Sot më 05.06.2019 u shpall aktgjykimi Gjykatës së Lartë në Podgoric për krime të rënda gjatë luftës në vitin 99 për përfshirje në vrasjen në fsh.Zhegër, Gjykata e Podgoricës ka shpallur sot fajtor për 4 Vrasje të rënda Dënim me burgim 14 vite tash më vrasës Vlado Zmajevic, nga Nikshiqi trupi gjykues me aktgjykim konfirmon që ne fillim të seancës shpall dënimin e të akuzuarit,
Kjo është më e pakta që kemi mundur të bëjmë për ju Prind, Axhë e Dajë! që na rikujtoni sakrificën për liri, Lavdi, e ju qoftë dheu i lehtë i Kosovës!