Spinaqi ka nivel të lartë kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Kaliumi ndihmon në funksionimin e trurit.
Spinaqi është i mbushur me antioksidantë, dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi.
Ai përmban gjithashtu folate, magnez dhe vitamina E dhe K që ndihmojnë në parandalimin e dementia-s (harresës). Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq.
Për vetë kërkesën e madhe të tregut gjatë gjithë periudhave të vitit, spinaqi ka filluar të kultivohet edhe në mjediset e mbrojtura. Ai njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut.
Por, ka disa arsye pse spinaqi arrin të prodhojë rezultate të tilla.
E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut, që ndihmojnë në transportin e oksigjenit në trup, në prodhimin e energjisë dhe në sintezën e ADN-së. Spinaqi është gjithashtu një burim i shkëlqyer me vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C dhe acid folik, përveçse është një burim shumë i mirë me manganez, magnezium, hekur dhe vitaminë B2.