/Lexuar në hapje të edicionit të radhës të Manifestimit tradicional letrar “Vjeshta letrare e Gjilanit” 2018, më 6 tetor 2018, në Bibliotekën e re të Gjilanit/
SHkruan: Arsim Halili
Opinioni i gjerë është i njohur se Ars klub “ Beqir Musliu “ ka realizuar një varg veprimtarish letrare, nga më të ndryshmet, jo vetëm në qytetin e Gjilanit. Ajo që na gëzon është se rrita e këtij asociacioni shkrimtarësh nga Anamorava i ka shtrirë krahët e saj në gjithë hapësirat shqiptare përmes shtëpisë botuese “Beqir Musliu” në krye me editorin Sabit Rrustemi dhe stafin profesional. Brenda një kohe realitivisht të shkurtër, nga krijimi i saj ka arritur që të botojë mbi 115 tituj .
Vetëm deri në këtë fillim të “Vjeshtës letrare të Gjilanita”, Ars Clubi “Beqir MUSLIU’, përmes Shtëpisë së vet botuese, sjell 12 tituj librtash në prozë, poezi, kritikë letrare e shkrime publiicistike s dhe tre numra të revistës AGMIA dhe edicionin e nëntë të Manifestimit “Trekëndëshi poetik i paqes” 2018.
Në vazhdën e krijimeve letrare, krijuesja e cila ndonëse larg vendlindjes me trup dhe mendje, po që përmes letërsisë është gjithnjë në atdhe , Drita Fejza vjen me romanin e saj të radhës gjegjësisht me veprën e saj të katërt të titulluar “ Dritëhijet e fatit “.
Për fatin e Kosovës dhe odisjadat e saj të kaluara nëpër labirintet e kohës , sigurisht se veç autorëve shqiptar që sollën në letrat shqipe libra nga më të ndryshmet për Kosovën, u angazhuan dhe krijuan edhe krijues të huaj.
Gjatë këtij viti, tetë rrëfime të ndryshme për Kosovën, g nga letrat frënge në letrat shqipe , i sjellpërkthyesi Tahir Dalipi , falë autorit francez Jean Yves Carlen me librin e titulluar “ Tregime për Kosovën “.
Të kesh një bagazh numerik të librave të botuara sigurisht se u lë hapësirë shkrimtarëve , kritikëve madje edhe studiuesve të trajtojnë në këndvështrime të ndryshme e nëpër libra të ndryshme gjithë atë produktivitet letrar siç është veprimtaria krijuese e Ibrahim Kadriut.
Nuk do mend se njëri nga studiuesit e rinj të letrave shqipe, Prof Dr Labinot Berisha , pas vëllimit të parë me Qasje diskurzive për opusin krijues të Ibrahim Kadriut nga autorë të ndryshëm, sjell edhe vëllimin e dytë të titulluar “Qasje e veprave të Ibrahim Kadriut” .
Njëri nga autorët që u bë simbol frymëzimi për krijimtari tek gjeneratat e reja madje edhe simbol atdhetarie , ishte edhe Rexhep Elmazi i cili këtu e dyzet vite më parë iku në përjetësi. Por për të mbetur i gdhendur emri i tij kudo dhe kur do, nga opusi i tij poetik u përzgjodhën krijimet më të mira, nën titullin tejet simbolik, “ Psherëtima shiu “ , nga studiuesi i shquar i letërsisë dhe romansieri, Anton Nikë Berisha.
Poeti që sprovon vetën jo me shumë vëllime, madje të vetmin vëllim poetik , edhe pse tani më i një moshe të mesme, por pa pretendime të mëdha për të bërë tituj veprash, por që i kënaq lexuesit me atë që shkruan , është Demush Mehmeti i cili sjell veprën e tij të titulluar “ Brymë e vjeshtës së vonë “.
Nuk është hera e parë që sjell qasje tjetër nga krijimtaria e tij letrare. Pedagogun shumëvjeçar dhe poetin, sikur e intrigon edhe bota e vlerësimeve duke shfletuar ata tituj veprash të cilat i lënë shije artistike dhe estetike.
Prandaj Nexhat Rexha, në rolin e kritikut letrar, këtë vit për lexuesit ua shton bibliotekave të ndryshme një titull të ri të kësaj natyre të titulluar , “ Shfletime e kundrime kritike “
Me një përzgjedhje kualitative të poezive brenda këtij libri autori tani më i njohur i letrave shqipe Ramadan Mehmeti ua beson për botim po kësaj shtëpie botuese përmbledhjen poetike “ Këmishë e ndezur nate “
Dikur, këtu e mbi gjysmë shekulli më parë po hynte fuqishëm si emër serioz i letrave shqipe , edhe atë përmes gjinisë së prozës. Ky emër, natyrshëm në vazhdimësi e ka bërë krenar jo vetëm Preshevën me rrethinë , por në përgjithësi ata që e duan letërsinë kudo në hapësirat shqiptare. Për fat të mirë, këtë vit ishte edhe fitues meritor i çmimit “ Beqir Musliu “ në Gjilan, kush tjetër pos Ramadan Rexhepit .
Vepra e tij jo e panjohur, por me një parathëne të gjatë e të strukturuar me qasje dimensionale studimore të Prof. Dr. Anton Nikë Berishës bashkë me editorin Sabit Rrustemi , për lexuesit e hershëm dhe atyre të rinj, sjellin librin me tregime të këtij shkrimtari, “ Kumbonarët” .
Sigurisht se për shtëpinë botuese është statisfaksion në vete kur sjell emra serioz për lexuesit të cilët kanë dhënë dhe japin kontribut të çmuar për letrat shqipe dhe aq më mirë kur këta emra janë përtej asaj që mund të jetë terren lokal , por me një gjeografi më të gjerë, madje deri te brigjet joniane siç është botimi i përmbledhjes poetike “ Ëndërrime të mbytura në det “ të poetit të dëshmuar Timo Merkuri .
Emri i Frederik Reshpjës, është po ashtu një arsye plus se kjo shtëpi botuese editon vlerë letrare të njëmendët. Shkrimtari i dëshmuar , edhe kur ishte burgosur prapa grilave , përmes fjalës poetike kishte shpërthyer gjithandej .
Falë shkrimtarit e studiuesit Anton Nikë Berisha të cilin e falënderojmë publikisht në emër të Ars klubit ” Beqir Musliu “ , sot e kemi në duar përmbledhjen e zgjedhur poetike të Rreshpjes, “ Era përkund pikëllimin e luleve “ .
Natyrisht se ky nuk është fundi , sepse presim edhe më tutje botime cilësore me përzgjedhje rigoroze , por që e kënaqin shijen artistike dhe estetike të lexuesit .
Autori nga Klina, Miftar Dragidella duke komunikuar me njerëz të shtresave të ndryshme nga arti, shkenca , kultura dhe sporti dhe për të lënë gjurmë intervistoi me dhjetëra personalitete. Atë përkushtim të pashoq nëpër vite, sot e kemi në duar përmes librit publicistik,” Kthimi në kohë “
Gjatë kësaj periudhe kohore dhjetëmujore, Ars Clubi “Bqeir Musliu”, solli dhe tre numra të revistës letrare “Agmia”, dy prej tyre përkushtues si dhe një numër me shkrime e krijime të shpërblyera të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, 2018. Po dhe revistën “Trekëndëshi poetik i paqes”, me 40 krijimet peoetike të poetëve nga e gjithë hapësira shqiptare, të cilët kishin konkuruar për edicionin e nëntë të këtij Manifestimi tashmë tradicional, me të njejtin emër.
Kjo prodhimtari letrare e këtij asociacioni shkrimtarësh, vlerësuar nga kushtet dhe rrethanat e veprimit, nuk është për t’u injoruar. Deri në fund të këtij viti, priten edhe të tjerë tituj. Kështu që “Vjeshta letrare e Gjilanit” do të begatohet edhe më shumë …