Një person ka lajmëruar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur një cisternë për gaz.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:47 në fshatin Koretin, të Kamenicës.
Tutje bëhet e ditur se sipas raportuesit vlera e cisternës është rreth 30 mijë euro.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një cisternë për gaz, vlera e të cilës sipas viktimës është rreth 30 mijë euro”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është në hetime. /2LONLINE/
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Koretin, Kamenicë 04.10.2023 – 11:47. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një cisternë për gaz vlera e të cilës sipas viktimës është rreth 30.000 €. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.