Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani dhe Udhëheqësi i sektorit për Efiqiencë të Energjisë, Bujar Haziri vizituan Shkollën Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan.
Në këtë vizitë u pritën nga Drejtori i Shkollës Fillore “Abaz Ajeti”, Arsim Bejtullahu i cili për së afërmi i njoftoi për realizimin e plotë të këtij projekti në mes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Komunës së Gjilanit që arrin vlerën 349,993.77 €.
Përfundimi i këtij projekti, mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle do të iu ofrojë kushte më të mira për realizimin e procesit mësimor. /2LONLINE/