Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurora Osmani Buca së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Arbenita Hajdari realizuan vizitat e përbashkëta në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatrat Malishevë, Uglar dhe Pogragjë.
“Nga afër u informuan nga stafi shëndetësor rreth mbarëvajtjes së punës nëpër këto qendra”, ka thënë drejtoresha Osmani Buca.
Ajo shtoi se ambulanca në Uglar nuk është aspak në gjendje të mirë, sa i përket infrastrukturës.
“Shumë shpejt do të intervenohet në këtë objekt, në mënyrë që shërbimet të jenë sa më cilësore. Vëmendjen e duhur po e merr shëndetësia”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së. /2LONLINE/