Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, Njësia për komunitet në bashkëpunim me DKA dhe KFOR-in turk me seli në Gjilan kemi organizuar vizite ne kampin turk “Sulltan Mehmet”ne Prizren per 40 nxenes multietnik nga klasat e VII-VIII te komunes se Gjilanit.
“Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që nxënësit e të gjitha komuniteteve të bashkohen për të vizituar një qendër të sigurisë siç është KFOR-i në Kosove dhe njëkohësisht të njoftohen më për së afërmi me punën e tyre”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas Hashanit, gjatë vizitës nxënësit janë mirëpritur nga KFOR-i turk si dhe janë njoftuar me ambientin e qëndrimit dhe të punës që bëjnë ushtarët e KFOR-it.
“Nxënësit janë ndarë shumë të kënaqur me mikpritjen e KFOR-it duke treguar edhe njëherë gatishmërinë dhe vullnetin e tyre për ambient të qetê dhe të sigurt për të gjithë, duke na përkrahur dhe bashkëpunuar veçanërisht me gjeneratat e reja”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.