DYLON

Qeveria e Japonisë do të bëjë renovimin e shkollës në Llashticë të Gjilanit

Qeveria e Japonisë do të bëjë renovimin e shkollës në Llashticë të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Japonisë, përmes përfaqësuesit të saj politik në Kosovë, ambasadorit, Kiyoshi Koinuma, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për investim në fushën e arsimit, përkatësisht për renovimin e tërësishëm të shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Esat Berisha” në Llashticë, në një vlerë mbi 60 mijë euro.

Kryetari Lutfi Haziri, ka falënderuar qeverinë e Japonisë dhe ambasadorin Koinuma, në përcaktimin e investimit, duke mundësuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit në Llashticë, e që determinon rezultate dhe sukses në process arsimor.

Kurse, ambasadori Kiyoshi Koinuma, ka thënë mes tjerash se investimet e qeverisë së Japonisë janë të vazhdueshme që nga periudha e pasluftës në Kosovë.

EkoHigjiena

Ai ka bërë të ditur se qeveria e Japonisë do të vazhdoj të jetë prezente në nivel të Republikës sa u përket investimeve në arsim dhe në fusha të tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.