Maturantët më të dalluar nga Komuna e Kamenicës, rezultatet e të cilëve kanë qenë maksimale edhe në testin e bërë nga Drejtoria Komunale e Arsimit, kanë qenë përfitues të Eurotrip-it të financuar nga Komuna e Kamenicës.
Në mesin e vizitave që nxënësit së bashku me profesorët që kanë qenë përcjellës të tyre kanë bërë në këtë vizitë kanë qenë: Koloseumi, Fontana Trevi, St. Peter’s Basilica, Vatikan, Spanish Steps, Piazza di Spagna, Column of the Immaculate Conception, Rome, Statuja e Julius Caesar, Monumenti i Vittorio Emanuele II, Piazza del Popolo, Teatri i Operas, Rome Wax Museum dhe Stadiumi “Olimpico” në Romë.
Më poshtë mund të gjeni disa fotografi nga vizitat e nxënësve: