DYLON

Komuna dhe Hidromorava nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme

Komuna dhe Hidromorava nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme
Avatar photo Redaksia

Sot, në objektin e KRU Hidromorava, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të KRU Hidromorava, Ymer Salihu, nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme:

Marrëveshjen për shërbimet e ujësjellësit dhe ujërave të ndotura; dhe

EkoHigjiena

Marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Cernicë të Komunës së Gjilanit.

Këto marrëveshje përfaqësojnë një hap të madh për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit në Komunën e Gjilanit, si dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e fshatit Cernicë, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me ujë të pijshëm.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Kryetari, Alban Hyseni, theksoi rëndësinë e këtyre marrëveshjeve, duke vënë në dukje se investimet në infrastrukturën e ujit janë jetike për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe për mirëqenien e qytetarëve. Ai falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtyre projekteve, duke shprehur besimin se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet komunës dhe KRU Hidromorava do të vazhdojë të sjellë përfitime të mëtejshme për përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe mirëqenien e qytetarëve të Gjilanit.

Nga ana tjetër, Kryeshefi Ekzekutiv, Ymer Salihu, vlerësoi përkushtimin e komunës për të avancuar projektet e rëndësishme infrastrukturore në rrjetin e ujësjellësit. Ai siguroi se KRU Hidromorava do të vazhdojë të punojë me përkushtim të plotë për të realizuar projektet e parapara dhe për të ofruar shërbime cilësore për të gjithë konsumatorët e KRU Hidromorava Sh.A Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.