(2L ONLINE) – 40 punëkërkues janë certifikuar sot për ndërmarrësi, plan biznesi dhe tatim –taksa dhe atë në kuadër të një projekti të OJQ-Elita e që financohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Ky projekt ë është përkrahur nga Zyra Komunale e punësimit në Viti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ishte edhe prezent në ceremoninë e ndarjes së certifikatave tha se ky projekt për të ka një rëndësi të veçantë në ngritjen e profesionalizimit në lëmit e caktuara për të përgatitur punëkërkuesit për vendin e punës.
“Këto lloj të trajnimeve që janë zhvilluar në Viti janë inkurajuese, dhe e keni përkrahjen e plotë institucionale njëheritë falënderoj zyrën e punësimit por dhe organizatën jo qeveritare Elita që po merret me këtë deficit të krijuara gjatë kohës” u shpreh Haliti.
Ai tha se një rini e kualifikuar dhe e orientuar drejtë tregut të punës është ajo që i nevojitet këtij vendi.
“Nuk duhet të hezitojmë të kërkojmë ndihmë nga të gjithë ata që në të ardhmen punojnë që gjeneratat e reja që ti përgatisin për tregun e punës “ tha Haliti.
Ndërkaq Ibrahim Sefedini nga OJQ- Elita duke folur për rëndësi të këtij projekti shtoi se në vazhdën e aktiviteteve të kësaj organizate por edhe në mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së është realizuar ky projekt duke theksuar se këta kandidat janë trajnuar që ata nesër të jenë të përgatitur për tregun e punës.
Naser Avdiu nga Zyra Komunale e Punësimit në Viti tha se ekziston një numër i madh i të rinjve të cilët kanë nevojë të aftësohen dhe riaftësohen për një punësim të rregullt dhe një karriere më të mirë. Për ndryshe gjatë këtij trajnimi janë certifikuar 40 Persona./2L ONLINE/