DYLON

Shqipëria krah i fortë për FFK-në

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim kryetari Vokrri e njohu ambasadorin Minxhozi, për zhvillimin dhe të arriturat në futbollin e Kosovës në veçanti për përpjekjet e vazhdueshme që FFK të bëhet sa më parë pjesë e mekanizmave dhe arenës ndërkombëtare.

Në këtë drejtim të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojë të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi ndërmjet dy federatave në të gjitha segmentet.

EkoHigjiena

Ambasadori Minxhozi premtoi se Federata Shqiptare e Futbollit dhe vet shteti shqiptarë do të jenë gjithmonë krah i fortë për FFK-në.

Në këtë takim u hodh ideja, që në Prishtinë të organizohet një turne i futbollit të grup-moshave të reja U-13-15 vjeçar e ku do të përfshiheshin të rinjtë nga shtetet e rajonit.

Të dy bashkëbiseduesit u morën vesh që kjo ide të diskutohet me qeveritë e të dyja vendeve si dhe me federatat në mënyrë që sa më shpejt kjo ide të bëhet realitet dhe që ky turne pastaj të shndërrohet në tradicional i përvitshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.