Komuna e Vitisë, përmes Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (NJPZSH) si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19 , po bënë vazhdimisht pastrimin dhe klorifikimin e rrugëve, shesheve, trotuareve në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune në veçanti në vatrat e infeksionit.
Me këtë rast sot NJPZSH në ka bërë pastrimin dhe klorifikimin e hapësirave të ndryshme brenda qytetit të Vitisë e në veçanti edhe në rrugën “UÇK” në Viti e cila është shpallur vatër e infeksionit nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës pasi që aty disa qytetarë janë të prekur nga ky virus.
Përndryshe deri me tani në komunën e Vitisë 49 qytetarë janë prekur nga ky virus 4 prej tyre veç se janë shëruar kurse që katër ditë asnjë qytetarë nuk ka asnjë rast të ri të qytetarëve të prekur.