DYLON

Diskutohet për situatën e krijuar në komunën e Kamenicës nga COVID-19

Diskutohet për situatën e krijuar në komunën e Kamenicës nga COVID-19
Avatar photo Redaksia

Shtabi Emergjent Komunal ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për gjendjen e Komunës së Kamenicës ndaj virusit SARS-CoV-2.

Në këtë takim u diskutua për të gjitha masat e marra deri më tani, si dhe për ato të cilat do të merren në ditët në vazhdim.

Kryetari i Komunës së Kamenicës njëherish edhe udhëheqësi i Shtabit Emergjent Komunal, Qëndron Kastrati gjatë këtij takimi tha se gjendja e të infektuarve në komunën tonë është stabile, dhe se Shtabi Emergjent ka reaguar shpejt për identifikimin e të gjitha kontakteve.

EkoHigjiena

“Gjendja e të infektuarve është stabile, ndërkohë që jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet në vetëizolim. Gjithashtu, kemi vepruar shpejt në identifikimin e gjithë kontakteve nga rastet e fundit, dhe kemi dërguar një listë për testime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, shtoi Kastrati.

Ndërsa koordinatori i Shtabit Emergjent, Ramadan Basha tha se janë duke punuar pa ndal që t’i dalin në ndihmë familjeve të prekura, dhe atyre që janë në vetëizolim.

“Jemi duke punuar vazhdimisht që tu dalim në ndihmë si familjeve të prekura, po ashtu edhe atyre familjeve që janë të vetëizoluara”, ka thënë Basha.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.