Në emër të unitetit – (LDK PANDEMI dhe PAN-DËMI)

Në emër të unitetit – (LDK PANDEMI dhe PAN-DËMI)

Pandemia megjithatë u kujdes ta ruaj relativitetin, si e keqe që e përfshiu botën. Ajo, për dikë po bëhet pikë kthese në jetën politike. Në fakt për këtë kthesë politike duhej hiç më pak se kombinimi më fatal i mundshëm ndërmjet dy kombinacioneve “vis majoris” me origjinë të ndryshme por me fuqi të njëjtë: Pandemisë dhe Amerikës. Dhe dy kombinacioneve “vis majoris lokal”.

Shkruan: Arber Ramadani

Në kohën kur qeveria po punonte me tërë kapacitetin e saj ne luftimin e pamdemisë COVID-19 ndërkohë mbi kokë i rrinte, presioni amerikan për taksën dhe reciprocitetin, e qe janë pretekste të dialogut/marrëveshjes. Në njërën anë në Qeveri dhe tek qytetarët mbizotëronte ideja se luftimi i COVID-19 po bëhej në mënyrë relativisht të mirë nga Qeveria Kurti. Me taksën sikur po bëhej njëfarë progresi, sikur kishte mundësi t’i shpëtonte presionit të lartë, deri para datës 1 prill. Gjerat dukeshin kryesisht të qeta dhe nën kontroll. Kështu ishte, sigurisht vetëm deri tek momenti i shfaqjes se binomit fatal për çdo qeveri, politikan, organ normal a qytetar të thjeshtë. Është ky kombinimi i faktorëve “vis majoris lokal”, pra tandemi midis “cinikut” dhe “helmuesit”.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi është dueti i nevojshëm që të përmbysë gjithçka, në çdo kohë, qoftë edhe brenda 1 dite në mënyrë te pabesueshme. Edhe një herë në emër të “unitetit”. Por, si rëndom “uniteti” servohet e përkthehet, vetëm atëherë kur ky binom qëndron në ballë të unitetit. Ideja është e thjeshtë; Unitet për gjendje të jashtëzakonshme me protagonistë të jashtëzakonshëm. Ndryshe nuk ka unitet. Ndryshe uniteti dhe demokracia nuk kanë kuptim. Maksima ishte kësisoj “Kush pretendon, ushtrim të pushtetit, jashtë binomit Isa Mustafa-Hashim Thaçi është totalitarist”.

Kur pushteti fitohet drejtpërsëdrejti nga qytetarët prej LDK-se ose PDK-se çdo devijim i atij vullneti bëhet anti-kushtetues, rrjedhimisht Anti-Demokratik. Por e kundërta ndodhë nëse këto të fundit nuk kanë dalë fituese të zgjedhjeve. Në këtë rast ka hapësira “kushtetuese” për manovra “demokratike”. Këtë e shfrytëzuan, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, falë edhe karakterit “specifik” të Albin Kurtit, i cili nuk arriti ta kapërcej egon e tij, edhe këtë here.

“Tandemi i vjetër” terrenin e kishin bërë gati, qysh prej përzgjedhjes së emrave për ministra, në Qeverinë e re. LDK e kishte bombën e kurdisur brenda në qeveri, e cila komandohej nga dhoma e qetë e bombakontrollerit Isa Mustafa.

Mustafa filloi numrin së prapthi të bombës në mesditën e 17 marsit, kur me një postim në facebook, në kundërshtim me marrëveshjen paraprake që e kishte me VV-në, pa u konsultuar fare me partnerin qeverisës, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ishte ky provokimi i stilit “cinik”. Në emër te pandemisë, i kërkonte Albin Kurtit t’ia dorëzonte pushtetin Hashim Thaçit (duke llogaritur saktë në papjekurinë e kryeministrit ne detyrë). Gjë të cilën e kishte refuzuar Kurti pak orë më parë. Pasi hasi në kundërshtimin e pritur nga Kryeministri, Isa Mustafa i dha urdhër njeriut-bombë, që ta kryej punën e tij të vetme, të shpërthente, duke çuar në erë në stilin “kamikaz” fillimisht vetën dhe pastaj tërë qeverinë. Qeveri kjo, ambicioze, jo vetëm në kontekstin pozitiv të fjalës, por edhe një lloj ambicie adoleshente, e pa përvojë, simpatike por jo e pjekur sa duhet, t’i bëjë ballë intensitetit te lartë dhe frontit të gjerë.

LDK, në emër të “shkeljes së marrëveshjes së shkelur” provoi ta luaj viktimën edhe një herë. Kot. Doli më e djallëzuar se asnjëherë tjetër. Ngriti mocion mos-besimi në mes të PANDEMISË, për dalje nga një qeveri që e kishte “ujdisë” për qefin e saj. Vullneti qytetarë po deformohej nga një salto-politikë, për legjitimitet të ri, me njerëz të vjetër. Mbase “e vjetëra” nuk do të kishte asnjë shanse më, sikur “e reja” të ishte më e pjekur.

Ishin 82 deputetë, që e zmbrapsen vullnetin e qytetarëve, për të parë diçka të re. LDK në emër të “marrëveshjes së shkelur”, ShBA-ve, UNITETIT, dialogut, mbase edhe mirë-qeverisjes? kërkon ta rikthejë të vjetrën. Të paktën këtu LDK u tregua e sinqertë, nuk bëri lojëra. E kërkoi të vjetrën në Kosovë (me PAN-in e dëmshëm) por këtë të vërtetë nuk e zbukuroi. Atë e kërkoi edhe brenda vetës. Kështu u kujdesën që “figura” e kryeministrit të ardhshëm të jetë, një njeri që ishte pjesë e të gjitha konstulacioneve të vjetra. Kishte edhe storie dështimi, të vjetra (humbësi më i madh në historinë e LDK-së, si kandidat për kryeministër). Tipike për ta përfaqësuar, qeverinë që po vjen. Humbësit e mëdhenj.

Mbase humbësve nuk do u vinte radha, sikur fituesit të mos “lazdroheshin” dhe të mos e luanin secilën lojë, që u ofrohet rrugës. Fatkeqësisht duket se kemi fitues e humbës, që më shumë preferojnë, të “luajnë” se sa të punojnë.

Partitë që pritet ta ndajnë pushtetin, nuk kanë fituar zgjedhje qe dymbëdhjetë vjet.
Në zgjedhjet e fundit, LDK doli e dyta, AAK&PSD e treta dhe NISMA e katërta (për NISMEN, u votua edhe pas mbylljes së kutive).
Por, duket se kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka UNITETI, bashkimi.
Në emër të UNITETIT, në PANDEMI po na kthehet e vjetra, PAN-DËMI.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE