Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, sot në Viti janë zhvilluar disa aktivitete të pastrimit me që rast, kryetari i komunës Sokol Haliti dha një mesazh për qytetarët që të rritet përgjegjësia e mbajtjes së një ambienti të pastër e të shëndosh edhe pas këtij aksioni.
Ky aktivitet, i cili u mbështet nga Zyra e kryetarit të komunës së Vitisë , Sokol Haliti, u përkrahë edhe nga drejtoritë komunale, policia, stafi i OSBE-së, KFORI amerikan, kompania e pastrimit Eco-Higjiena, stafi i QKMF-së, zjarrfikësit, shkollat e mesme etj.
Po ashtu, me rastin e kësaj dite përveq pastrimit është bërë edhe mbjellja e disa drunjëve dekorativ. /2LONLINE/