/2L ONLINE/ – Me qëllim të rishikimit dhe aprovimit final të Planit për Mirëmbajtjen e Hapësirave të Hapura Publike dhe të Planit Investiv të Hapësirave të Hapura Publike, është mbajtur dje një punëtori me grupin koordinues dhe grupin punës. Kjo punëtori është mbajtur nën mbështetjen e projektit DEMOS Helvetas Swiss Intercooperation.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili ndër tjerash tha se këto dy plane kanë një rëndësi të veçantë pasi që me të do të bëhet mirëmbajtja e hapësirave publike nga viti 2017 deri 2021.
Ndërkaq Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit tha se ky plan do të kaloj përmes të gjitha procedurave ligjore dhe në hartimin e saj do të jenë pjesë edhe qytetarët e komunës ës Vitisë dhe atë në diskutimin publik që do të mbahet në të ardhmen.
Ai bëri me dije se dokumentet se shpejti do të dërgohen për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Vitisë dhe është i bindur se këshilltarët do ta votojnë atë pasi që ka një rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë.
Përndryshe me drafte planet e deritanishëm synohet ngritja e nivelit të mirëmbajtjes dhe përmirësimi I cilësisë së hapësirave hapura publike për periudhën 2017-2021 nëpërmjet zbatimit të planit të hartuar dhe listës së projekteve komunale.
Po ashtu këto dokumente synohet edhe sensibilizimi I komunitetit për mirëmbajtjen e hapësirave të hapura publike kurse si objekti i tretë është rregullimi i hapësirave të hapura publike ekzistuese për vitet në vijim. /2L ONLINE/