Sot në Ditën Botërore të zemrës, një ekip mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar këtë ditë, me një aktivitet në qendër të qytetit të Vitisë, ku u janë shpërndarë qytetarëve fletushka por edhe u janë dhënë rekomandime për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, e këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga komandanti i policisë, kapiten Afrim Halili, ka vizituar ekipin shëndetësor gjatë këtij aktiviteti të sotëm.
Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të ndërgjegjësimit dhe informimit, si dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.
Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. /2LONLINE/