DYLON

Zëvendësministri Syla mori pjesë në “Teknofest 2023” të mbajtur në Izmir të Turqisë

Zëvendësministri Syla mori pjesë në “Teknofest 2023” të mbajtur në Izmir të Turqisë
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me atasheun ushtarak të Republikës së Kosovës në Turqi, kolonel Bekim Zejnullahu dhe kapiten Bardhyl Dugolli nga FSK, me ftesë të organizatorit, morën pjesë në festivalin e teknologjisë dhe hapësirës ajrore “Teknofest” i cili po mbahet në Izmir të Turqisë.

Gjatë pjesëmarrjes zv.ministri u prit nga shumë udhëheqës të kompanive të rëndësishme të industrisë së mbrojtjes së Turqisë, me interes të përbashkët të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

EkoHigjiena

Gjithashtu, takim të rëndësishëm pati edhe me Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof.dr. doktor Haluk Görgünku, ku diskutuan tema të rëndësishme në interes të zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë.

Për më shumë, zv.ministri i Mbrojtjes vizitoi edhe Komandën e Akademisë Ushtarake në Maltepe, ku u takua me komandantin e Akademisë dhe kadetë të FSK të cilët po kryejnë trajnime dhe po studiojnë në Akademitë e Turqisë. Zv.ministri Syla falënderoi Komandantin e Akademisë në emër të Ministrisë së Mbrojtjes për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK.

“Teknofest” është festivali më i madh i hapësirës ajrore dhe teknologjisë në Turqi që organizohet nga Fondacioni Turk i Ekipit të Teknologjisë dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë dhe gjithashtu i mbështetur nga institucionet që luajnë një rol vendimtar në zhvillimin teknologjik të Turqisë. /2LONLINE/