DYLON

Mbahet sesion Informativ mbi Identifikimin dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore dhe diskriminimit

Mbahet sesion Informativ mbi Identifikimin dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore dhe diskriminimit
Avatar photo Redaksia

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Solidar Suisse SEE dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore kanë organizuar sesion informativ për parandalimin e dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) dhe diskriminimit,  në Qendren e karrierës pranë Shkollës së Mesme Profesionale “Andrea Durrësaku” në Kamenicë.

Në këtë sesion informativ, palët kryesore të interesit, duke përfshirë të rinjtë, u mblodhën për të mësuar dhe diskutuar se si të identifikohen dhe parandalohen të gjitha format e dhunës përfshirë dhe diskriminimin.

EkoHigjiena

Alban Maliqi – përfaqësues i Organizatës Solidare Suisse SEE, paraqiti përmes sllajdeve çështjet që u ndërlidhën me këtë temë.

Paneliste e këtij aktiviteti ishte edhe Nazmije Demolli Kastrati, Koordinatore e NJKDNJ-së, njëherit edhe Koordinatore e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në në Familje, e cila bashkëbisedoj me nxënës lidhur me Parandalimin e Dhunës në Baza Gjinore, Diskriminimin.

Ajo ndër të tjera i njoftoj të rinjët për Mekanizmin Komunal Kordinues Kundër Dhunës në Familje, rolin dhe rëndësinë e këtij mekanizmi.

Gjatë sesionit informativ, nxënësit u informuan për:

– Koncepti i barazisë gjinore,

– Identifikimi i formave të ndryshme të dhunës me bazë gjinore, dhunës në familje dhe diskriminimit

– Strategjitë për parandalimin dhe trajtimin e GBV-së dhe diskriminimit

– Inkurajimi i raportimit dhe kërkimi i mbështetjes për viktimat e GBV.

Nxënësit u angazhuan në mënyrë aktive me panelistët, duke diskutuar metodat e parandalimit dhe mekanizmat e raportimit të DHBGJ.

Ky takim u organizua nga Solidar Suisse SEE dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe e financuar nga Bashkimi Evropian. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.