Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, organizaur nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport dhe në bashkëpunim me KFOR-in amerikan, në Viti sot u mbajtë “Dita e kulturës amerikane”.
Një varg aktivitetesh kulturore janë paraparë të mbahet gjatë ditës së so tme, ndërkohë që ky manifestim ka nisur me ngritjen e flamurit amerikan nga ekipa ndërlidhëse e KFOR-it në Viti, ndërkaq së bashku, udhëheqësit komunal, komandanti i policisë në Viti dhe përfaqësuesi i KFOR-it, kanë vendosur lule tek busti i diplomatit Richard Hoolbrok.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në fjalën e rastit për nderë të “Ditës së Kulturës amerikane”, është shprehur se kjo ngjarje kulturore, sivjet po mbahet në kushte pandemie dhe me kufizim të pjesmarrjes, ngase masoviteti qytetar i Vitisë, do të ishte dukshëm më i madh.
“Populli amerikan, duhet të respektohet e çmohet për gjithë kontributin në sendërtimin e shtetit të Kosovës. Edhe qëllimi i organizimit të ngjarjeve të tilla si kjo sot, synon të dëshmoj tek brezat e rinj se ku ishim dhe ku jemi tani, fal mbështetjes amerikane. Prandaj, nga këtu, i dërgojm përshëndetjet më të përzemërta ambasadës amerikane, komandës së KFOR-it amerikan në Bonsteel, Qeverisë dhe popullit amerikan, në emër të Institucioneve komunale dhe qytetarëve të Vitisë, për gjithë atë që bënë për ne. Poashtu, vlerësojmë lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e organizatave si USAID-i dhe shoqatat e mekanizmat tjerë, të cilave u jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në realizim të projekteve që kanë për qëllim, mirëqenien qytetare në komunën e Vitisë”, u shpreh Haliti.
Kurse përfaqësuesi i Ekipës ndërlidhëse të KFOR-it amerikan për Viti, togel Milan, shprehi falenderime për udhëheqjen komunale e poashtu edhe për qytetarët e kësaj komune, për ngrohtësin dhe mikrpitjen që i’u bëhet ushtarëve të KFOR-it.
Ndonëse jemi në përfundim të mandatit tonë si ekip, përvoja që kemi pasur në Kosovë, do të mbetet në kujtesën tonë më të mirë për gjithë jetën”, u shpreh ai.
Dita e kulturës amerikane, ka vazhduar me një ekspozitë të fotografive ku pasyrohen ngjarjet më të rëndësishme në aktivitetete të përbashkëta të Institucioneve komunale me KFOR-in, organizatat por edhe personalitete të ndryshme amerikane.
Mandej është mbajtur një orë e pikturës së fëmijëve , për të vazhduar pasdite me shfaqjen e një filmi dokumentar, muzikë ritmike në sallën e koncerteve, muzikë argëtuese, si dhe me ndezjen e fishekzjarreve prej orës 17:00, kur edhe do të përmbyllen aktivitetet për nderë të kësaj dite. /2LONLINE.com/