Po vazhdon projekti për rregullimin e kanalizimit dhe ujësjellësit në katër lokalitete

Po vazhdon projekti për rregullimin e kanalizimit dhe ujësjellësit në katër lokalitete

Komuna e Kamenicës po vazhdon realizimin e projektit për zgjidhjen e problemit të qytetarëve lidhur me rregullimin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se nga projekti “Ndërtimi i ujësjellësit dhe kanalizimit në qytet dhe fshatra”, kanë përfituar katë lokalitete.

“Banorëve në rrugën “Sylejman Vokshi”, po u ofrojmë zgjidhjen për problemin me të cilin janë ballafaquar gjatë. Ujërat e zeza jo rrallëherë kanë qenë pengesë për ta, por nga projekti për “Ndërtimin i ujësjellësit e kanalizimit në qytet dhe fshatra”, kanë përfituar katër lokalitete, përfshirë edhe këtë të fundit. Kanalizimi dhe ujësjellësi në lagjen Malësia (përgjatë lumit), kanalizimi dhe ujësjellësi në rrugën “Sylejman Vokshi”, kanalizimi në fshatin Berivojcë, kanalizimi në fshatin Koretin tek lagja e Kovanëve. Vazhdojmë me punë”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa personi autorizues nga Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Hysen Jerliu, ka thënë se realizimi i këtij projekti ka rëndësi të madhe për banorët e këtyre lokaliteteve.

“Punimet për këtë projekt janë duke u realizuar me intensitet të lartë. Deri më tani punimet janë realizuar në lagjen Malësia përgjat lumit, dhe janë në përfundim e sipër në rrugën “Sylejman Vokshi”. Më pas do të vazhdohet në Berivojcë dhe në Koretin.

Punët janë duke u kryer sipas kontratës, dhe shumë shpejt të zgjidhet problemi i qytetarëve të këtyre lokaliteteve”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/

KOMENTE