Komuna e Vitisë është pjesë e projektit të USAID-it “Kontrata Sociale dhe për këtë arsye zyrtarët komunal dhe drejtorët nga kjo komunë ne krye me kryetarin e saj, Sokol Haliti po marrin pjesë në një punëtori konsultative.
Qëllimi i kësaj punëtorie është për të identifikuar objektivat për pjesëmarrje publike dhe avancuar qasjen e institucioneve publike, në raport me pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel lokal.
Me këtë rast në ditën e dytë të punëtorisë kryetari Haliti mbajti një fjalë rasti, ku ndër tjerash foli për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.
“Jam i lumtur që sot po marr pjesë në këtë punëtori pasi që pjesëmarrja e qytetarëve është e rëndësishme në proceset demokratike. Shprehi përkushtimin tim që të rrisim edhe më sshumë rolin qytetarëve në vendimmarrja”, u shpreh kryetari Haliti.
Ai shtoI se qeverisja e tij është e përkushtuar për demokraci lokale dhe gjithëpërfshirëse.
I pari i komunës së Vitisë gjithashtu theksoI se pret që bashkëpunim të finalizohet dhe të krijohet bashkëpunim i përhershëm mes qytetarëve dhe institucioneve komunale. Ai falënderoj edhe qeverinë dhe popullit amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Vitinë dhe Kosovën.
Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe drejtor komunal. /2LONLINE/