DYLON

IN MEMORIAM  – SEJDULLA KADRIU (1957-2023)

IN MEMORIAM  – SEJDULLA KADRIU (1957-2023)
Avatar photo Redaksia

IN MEMORIAM  – SEJDULLA KADRIU (1957-2023)

Nga: Mehmetali Rexhepi

EkoHigjiena

Një njeri nga më të mirët e racës njerëzore paska ikur nga kjo botë,  shoku ynë çdo herë i dashur Sejdulla Kadriu!…

I ndjeri Sejdulla Kadriu kurrë nuk iu nda të mirës dhe dashurisë për atdheun…

Dhimbja nga dhuna e armikut asnjëherë nuk e la të qetë por, Sejdullau e përballoi në çdo mes, si në mjedisin familjarë, ashtu edhe mes shokësh e miqsh pa iu nënshtruar sëmundjes…

Gjithnjë kemi pasur kënaqësi të ishim me të, sepse të tërhiqte qetësia e urtësia e tij, modestia dhe afria njerëzore.

Veprimtarë e njerëz të tillë iu deshën atdheut e kombit tonë dhe, prore paçim modele të tillë idealistësh, sikurse Sejdulla Kadriu!

Mbetsh fanarë i përhershëm ndriçues o shoku e miku ynë i çmuar! Lavdi për sakrificat tua! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.