Komuna e Vitisë është përfituese e projektit “ONE FOR ALL”, që përkrahet nga GIZ-i gjerman dhe implementohet nga AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt.
Përfitues të këtij projekti do të jenë njëzet pjesëmarrës të cilët do të trajnohen në fushën e Gastronomisë nga 5 pjesëmarrës të komunave përfituese, që do të jenë të moshës nga 18-35 vjeç.
Gjithashtu përfitues do të jenë 15 pjesëmarrës në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit të moshës 15-25 vjeç. 75 pjesëmarrës të moshës 15-35 në aftësi të buta, 15 në trajnim të fotografisë, 15 në trajnim të dizajnit grafik, si dhe shumë të rinj të tjerë nga aktivitetet që do të mbahen, si panairi i produkteve rinore dhe panairi i karrierës.
I pranishëm në lansimin e këtij projekti ishte edhe kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili është zotuar se do të mbështes projektet që kanë për qëllim mirëqenien e rinisë së komunës së Vitisë dhe se do të vazhdoj inkurajoj bashkëpunimin me organizata që kanë për synim realizimin e projekteve për rininë.