Komuna e Vitisë, është përfituese e projektit të organizatës amerikane “Global Communities” e që financohet nga USAID-i amerikan e ka të bëjë me fuqizimin e rinisë në vendimmarrje dhe ndjekjen e trajnimeve të ndryshme.
Për t’u njoftuar edhe më shumë rreth këtij projekti që konsiderohet si shumë i rëndësishëm për rininë, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur në një takim drejtorin e “Global Cummunities” Daniel Crus, me të cilin kanë biseduar për zbatimin sa më të mirë të këtij projekti.
Crus ka bërë të ditur se projekti është 5- vjeçar, ndërsa përfitues janë 9 komuna të Kosovës.