Komuna e Vitisë përfituese e një pilot projekti nga fondacioni gjerman për mjedis rreth përdorimit të qëndrueshëm të mbeturinave organike në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim Profesorin nga Universiteti i Gizenit të Gjermanisë, Rainer Waldhardt, që njëkohësisht është edhe përfaqësues i komunës Kirchhain-it me të cilën komuna e Vitisë ka marrëveshje të binjakëzimit.
Gjatë këtij takimi u bë me dije se dy komunat janë përfituese e një projekti nga fondacioni gjerman për mjedis për përdorimin e qëndrueshëm të mbeturinave organike ku Vitia do të jetë komuna e parë pilote në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, kryetari Haliti, ka falënderuar Prof. Waldhardt dhe komunën Kirchhain, që kanë aplikuar në këtë projekt duke potencuar se për ta është shumë e rëndësishëm realizimi i projekteve të tilla.
Përndryshe Prof. Waldhardt, foli rreth projektit që do të realizohet mes komunës së Vitisë, GLV “Vitia”, komunës Krichhain, dhe Universitetit “Hasan Prishtina” me Universitetit e Gizenit.
Projekti në fjalë pritet të filloj nga 1 qershori 2024 dhe pritet të përfundoj në maj të vitit 2027. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Profesor Arben Mehmeti, nga Universiteti “Hasan Prishtina dhe persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë bashkëpunim. /2LONLINE/