Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), ka pranuar një donacion nga “Caritas Kosova”.
Bëhet me dije se në këtë donacion përfshihen shtretër, dollapë dhe karroca për personat me nevoja të veçanta.
Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili, falënderoi drejtorin gjeneral të Caritas Kosovës, z. Don Viktor Sopi për donacionet e vazhdueshme të kësaj organizate për komunën e Vitisë, respektivisht për qytetarët e saj.
Nga ky donacion kanë përfituar edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Pozheran dhe Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Remnik.