Në Komunën e Vitisë gjatë 24 orëshit të fundit, për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë të infektuar me Covid-19.
Për më tepër, sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Vitia ka pasur 8 pacientë që janë të shëruar.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka uruar që ky trend pozitiv të vazhdojë dhe shpejt Vitia të mos ketë fare regjistër të tillë.
Sidoqoftë, ai ka thënë se Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe mekanizmat tjerë relevantë do ta vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’u përballur me çfarëdo situate.
Ndyshe, shkollat kanë vazhduar edhe sot punën, duke respektuar masat mbrojtëse. Kurse, Policia e Kosovës po e mbikëqyr zbatimin e masave kundër Pandemisë. /2LONLINE.com/