Policia vazhdon me shqiptimin e tiketave në bazë të ligjit të pandemisë, edhe 833 të tilla në 24 orët e fundit

Policia vazhdon me shqiptimin e tiketave në bazë të ligjit të pandemisë, edhe 833 të tilla në 24 orët e fundit

Statistikës ditore të policisë për shqiptimin e gjobave për shkelësit e rregullave në trafik, tani më iu kanë shtuar edhe ato që kanë të bëjnë me ligjin për pandeminë COVID-19 dhe për çdo ditë raportohet për numrin e gjobave që lidhen me mos respektim të ligjit në fjalë, e brenda 24 orëve të fundit në Kosovë,  janë shqiptuar edhe 833 tiketa të tilla, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas policisë, brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 833 tiketa në bazë të ligjit që ka të bëjë me pandeminë COVID-19, ndërkohë që tiketa të trafikut të shqiptuara janë 1 mijë e 209.

Përndryshe, gjatë kësaj periudhe kohore, duke iu referuar statistikave policore, kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 22 me dëme materiale por pa të lënduar.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 23 persona, 18 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, 1 person në ndalim policor dhe 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE