Komuna e Vitisë dhe GIZ-i Gjerman fillojnë bashkëpunimin në një projekt që ka të bëjë me tokën bujqësore dhe komasacionin
Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve lidhur me projektin për tokën bujqësore, konkretisht të Komasacionit, sot në Viti, është mbajtur takimi i parë i grupit punues të përbërë nga zyrtarë të Komunës së Vitisë dhe të Shoqërisë Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu e ka çmuar lartë këtë projekt duke falënderuar qeverinë Gjermane për ndihmën që po ofron për komunën e Vitisë. Ai u zotua se kjo komunë do të përmbush të gjitha detyrat që dalin në kuadër të këtij bashkëpunimi.