Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zëvendëskomandantin e kampit ushtarak “Bondsteel”, Eddie Simpson, i cili u shoqërua nga kapitenja Lopez si dhe Përgjegjësi për LMT-të e Lindjes, kapiten Andrew Diehl.
Kryetari Haliti, i ka falënderuar KFOR-in për punën që po e bëjnë në Kosovë, në veçanti në komunën e Vitisë, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.
Ai, gjithashtu falënderoi organizatorët e Konferencës së kryetarëve të Rajonit të Lindjes, e cila mbahet për herë të dytë dhe kësaj here kanë zgjedhur komunën e Vitisë si nikoqire.
Në këtë takim ai ka vënë në pah bashkëpunimin e mirë të komunës së Vitisë me ushtarët e KFOR-it, dhe ekipën ndërlidhëse.
Kryetari Haliti gjithashtu ka njoftuar zv.komandantin Simpson, rreth zhvillimit të gjithmbarshëm në këtë komunë, konkretisht për të arriturat dhe projektet e shumta që parashihen të realizohen në këtë komunë nga vetë komuna por edhe në bashkëpunim me partnerët e saj. /2LONLINE/