Në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen në shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, posaçërisht sektorit për kulturë, është mbajtur sot ora letrare e nxënësve të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”.
Nxënësit pjesëmarrës të kësaj ore letrare, i përshëndetën drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini dhe drejtori i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” Mustafë Tafa.
Në këtë ngjarje kulturore, nxënësit u paraqitën me poezi dhe ese, ndërkohë që u vlerësuan nga juria e përbërë nga profesorë të kësaj shkolle.
Si poezi më e mirë u vlerësua ajo nxënëses Shkurte Sylejmani, që iu kushtua luftëtarit të Koshares. Ndërkaq eseja më e mirë ajo e Rina Ahmetit, kushtuar bulizmit.
Juria ka vlerësuar gjithashtu edhe esenë e shkruar në gjuhën angleze të Erza Shabanit.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjithashtu ka nderuar me mirënjohje gjithë nxënësit pjesëmarrës të kësaj Ore Letrare.