Me aktivitete të ndryshme, që nga 15 shkurti në Viti, ka nisur shënimi i Festës së Pavarësisë së Kosovës, organizime këto që po mbahen nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport. Sot në orët e paradites, manifestimet kanë filluar me seancën solemne të Kuvendit komunal, ndërkaq më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti. Gjithashtu gjatë ditës së sotme pritet të mbahet edhe koncerti festiv si dhe një ekspozitë e hapur e pavarësisë.
Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë foli për rëndësinë e kësaj dite.
“ Sot po kujtojmë 17 shkurtin si një nga ngjarjet më kulmore historike për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kujtojmë këtë festë të madhe të pavarësisë së Kosovës për të cilën të gjithë se bashku punuam dhe sakrifikuam shumë”, u shpreh Aliu. Ai tha se 16 vjet më parë, konkretisht më 17 shkurt 2008, historia e Kosovës, u shkrua në një kapitull të ri. Sipas tij kjo datë shënoi një moment epokal në rrugën e këtij vendi drejt lirisë dhe pavarësisë së plotë.
Ndërsa kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, tha se me 17 shkurt në një seancë të jashëzonshme me një pikë të rendit të ditës ku Kosova është shpallur shtet i pavurar se demoraktik ku u kurorizua mundi dhe sakrifica.
Ai tha se pas vitit 1912 kur Kosova mbeti jashtë trojeve shqiptare vazhdoj rezitenca paqësore por edhe deri në luftën e UCK-së që Kosova të clirohet nga okupatorit të atëhershëm duke përmendur ndihmen edhe të faktorit ndërkombtarë dhe të NATOS-së. Ai tha institucionet duhet përherë të punojnë për të mirën e vendit dhe atë më të gjithë.
Ndërkaq nga OVL-UÇK në Viti , të pranishmit i ka përshëndetur z. Abdyl Bajrami, i cili ju uroj atyre edhe këtë festë shtetërore.
Më pas, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti, ku udhëheqës të Institucioneve komunale, Organizatave të dala nga lufta, Institucioneve tjera, organizatave e shoqatave jo qeveritare dhe qytetarw të tjerë, kanë vënë kurora lulesh.
Ndërkohë, shënimi i 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, u karakterizua me një varg aktivitetesh kulturore e sportive në komunën e Vitisë. Gjatë ditës së djeshme u bë promovimi i librave të autorit Dr.Sc. Samet Dalipi kurse janë mbajtur edhe disa aktivitete sportive. /2LONLINE/