Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u bë e ditur se brenda 24 orëve në komunën e Vitisë, nga 48 të testuar janë shënuar 4 raste të reja pozitive me COVID-19.
Rastet janë 3 nga Vitia dhe 1 nga Pozherani, ndërkohë që deri më sot, gjithsej në komunën e Vitisë janë të regjistruara 1218 raste pozitive, kurse aktiv janë 96 pacientë, prej tyre 12 të hospitalizuar.
Në dy ditët e fundit, dy qytetarë nuk kanë mundur të mbijetojnë nga infektimi me Covid-19. Me këtë rast, Institucionet komunale, shprehin ngushëllime për familjet nga Lubishta dhe Pozherani për humbjen e familjarëve të tyre.
Në mbledhjen e sotme të KKSHM-së, u apelua për respektim të masave dhe zbatim të rekomandimeve që vijnë nga IKSHPK.
Poashtu është kërkuar nga qytetarët që në rast të lajmërimit të simptomave të COVID 19-të, të lajmërohet tek mjeku dhe të shmangin kontaktet me familjarët dhe të tjerët. /2LONLINE.com/