DYLON

Dënohet akti i dëmtimit të një varri në varrezat ortodokse në Binqë

Dënohet akti i dëmtimit të një varri në varrezat ortodokse në Binqë
Avatar photo Redaksia

Ditën e djeshme, persona të panjohur kanë plaçkitur pllakën e një varri në varrezat ortodokse në fshatin Binqë të Vitisë.

Policia e ka konfirmuar rastin në Mbledhjen e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ka bërë të ditur se nuk janë dëmtuar varreza të tjera, pos plaçkitjes së pllakës së një varri.

EkoHigjiena

Ky akt ka ngjallur reagime tek Institucionet komunale të Vitisë, që e dënojnë këtë akt.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka dënuar aktin e dëmtimit të këtij varri dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta hetojnë dhe zbulojnë personin që ka mundur të bëjë këtë dëmtim. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.