(2L ONLINE) – Komuna e Vitisë ka mbajtur sot një takim për të përkrahur nismën e Qeverisë së Kosovës për realizimin e peticionit për drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë e që numri i viktimave seksuale thuhet të jetë 20.000 gra. Për ndryshe ky peticion është paraparë të filloj me 14 Korrik dhe pritet të përfundoj me 18 Korrik 2014.
Sokol Haliti , kryetar i Komunës së Vitisë tha se kjo komunë është e gatshëm të mbështes këtë nisëm edhe pse sipas tij kjo është pak me vonës me gjithat ai tha se në punët formale dhe juridike duhet të plotësohen. “Të gjithë ne jemi në njohuri se çka ka ndodhur në Kosovë, dhuna seksuale është një temë e ndjeshëm por ne duhet të kryejmë obligimet tona edhe në mënyrë formale juridike pasi që ende nuk janë dorëzuar dokumentacionet pranë OKB-së “ u shpreh Haliti.
Zv.Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu kërkoj përgjegjësi dhe bashkëpunim të plotë që të grumbullohen nënshkrimet maksimale për këtë peticion. Në këtë takim përpos që kanë marrë pjesë këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë e pranishëm ishte edhe Zyrtarja për Barazi Gjinore,
Ibadete Hyseni e cila njëherit do të përkujdesët për realizimin e këtij peticioni në këtë komunë. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar lidhur me hapat e më tutjeshëm për aksionin e grumbullimit të këtyre nënshkrimeve, ndërkaq ata u morën vesh edhe për takimin e radhës të këtij grupi. Peticioni në fjalë është paraparë të filloj me 14 Korrik dhe pritet të përfundoj me 18 Korrik 2014, ndërsa ky peticion pritet të ju dërgohet Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. /2L ONLINE/