DYLON

Katër vjet burgim për dhunim në tentativë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit, i përberë nga tre gjyqtar vendor, e ka ndryshuar aktgjykimin – PKR.22/2013, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke ashpërsuar vendimin mbi dënim ndaj të akuzuarit S. Syla nga 2 në 4 vjet burgim.

Arbër Jashari nga Zyrtar për Informim në Gjykatën e Apelit ka bërë të ditur se S. Syla, ishte shpallur fajtor në fillim të këtij viti për shkak të veprave penal – dhunim në tentativë nga neni 193 lidhur me nenin 20 të KPK-së dhe vp- vrasje e rëndë në tentativë sipas nenit 147 lidhur me nenin 20 të KPK-së, për çka ishte dënuar më një dënim unik prej 5 vjet e 6 muaj burgim( 2 vjet për veprën e parë, 4 vjet për të dytën) .

EkoHigjiena

Sa i përket veprës penale – vrasje e rëndë në tentativë, Gjykata e Apelit vendosi ta kthej çështjen në rigjykim, duke sugjeruar Gjykatën Themelore që t’i eliminoj një sërë kundërthëniesh të cekura në aktgjykim, t’i administroj edhe njëherë të gjitha provat për zbardhjen e plotë dhe të drejtë të fakteve si dhe të njëjtat t’i vlerësoj sipas nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata e Apelit po ashtu urdhëroi që të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi.

S. Syla më datë 16.02.2012, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Nekovc, komuna e Drenasit, ku punonte si pastrues, ka tentuar që më anë të përdorimit të dhunës të kryej marrëdhënie seksuale më të demtuaran S. R, po ashtu punëtore a ambulancës. Më këtë rast e dëmtuara kishte marrë plagë të rënda në fytyrë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.