Buxheti komunal për vitin e shkuar është shpenzuar për 99.33% si dhe nga të hyrat vetanake janë inkasuar gjithsej 954.559.22€ ose bazuar në planifikimin vjetor është realizuar në 101.60%.
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e pare të rregullt në të cilën janë shqyrtuar pika të rëndësishme të ditës. Me theks të veçantë është biseduar mbi Pasqyrat Financiare të buxhetit. u tha se Komuna e Vitisë ka inkasuar të hyrat vetanake prej 101.60%
Komunal për periudhën janar-dhjetor 2016. Ndër tjerash drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama bëri me dije se buxheti komunal për vitin e shkuar është shpenzuar për 99.33% si dhe nga të hyrat vetanake janë inkasuar gjithsej 954.559.22€ ose bazuar në planifikimin vjetor është realizuar në 101.60%.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për pikat e tjera të rendit të ditës të cilat janë miratuar dhe do të shqyrtohen në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë.
Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, ndër tjerash bëri me dije se ka pranuar vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjen e fundit të këtij Kuvendi në përjashtim të një akti pasi që sipas tij po pritet vlerësimi i saj nga Departamenti Ligjor i MAPL-së.
Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke i prezantuar Pasqyrat Financiare të Buxhetit komunal për vitin e shkuar ndër tjerash tha se viti 2016 është Viti me realizimin më të madh të të hyrave vetanake që nga viti 2000.
“Gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2016 janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 954.559,22€, shkalla e inkasimit duke u bazuar në planifikimin vjetor është 101,60%, ndërsa krahasuar me të hyrat për periudhën e njëjtë të vitit 2015 kemi një rritje të të hyrave për 172.951,96€ ose 22.13%“, u shpreh Drejtori Rama.
Kurse gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për këto pika të rendit të ditës:
Propozim vendim për rritjen e buxhetit komunal nga te hyrat vetanake komunale të vitit 2016.
Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e raporti të punës së Komitetit për Shëndetësi dhe Mërqinjë Sociale për periudhën Janar-Dhjetor të vitit 2016
Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e Planit të punës të Komitetit për Shëndetësi dhe Mërqinjë Sociale për vitin 2017.
Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e planit të punës të komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2017.
Informatë nga drejtoria e arsimit për përfundimin e gjysme vjetorit të parë shkollor.
Përndryshe të gjitha pikat e parapara për votim janë aprovuar me shumicë votash.