DYLON

Vitia po kremton festën e 28 Nëntorit

Vitia po kremton festën e 28 Nëntorit
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të shënimit të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë solemne ku është folur për rëndësinë që ka kjo festë ndër vite tek shqiptarët. Me pas përfaqësuesit e Institucioneve komunale të Vitisë, policia e Kosovës, qytetarë, përfaqësues të subjekteve politike e të tjerë kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti, ku u përkujtuan dëshmorët e kësaj komune të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.

Kurse në seancën solemne që u mbajt sot nga një fjalë rasti e mbajtën, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe ish kryetari i OVL-UÇK në Viti, Abdyl Bajrami. Gjatë kësaj seance u fol për rëndësinë e kësaj ditë si dhe u përcollën urimet festive.

EkoHigjiena

Më pas nën organizimin e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, pritet të realizohen edhe disa aktivitete si koncerti festiv dhe atë me fillim nga ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”. Poashtu dje në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, ora e parë mësimore ju është kushtuar kësaj dite historike, kurse sot pritet të zhvillohet edhe një ndeshje sportive në mes të SH.F “ Kosova” me SH.F “ Kumanova”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.