Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhje të rregullt dhe atë nën kryesimin e kryetarit, Sokol Haliti ku ka marrë pjesë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili.
Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë nga virusi Covid-19 në këtë komunë dhe menaxhimin e situatës pandemike.
Në këtë takim u theksua se në komunën e Vitisë janë aktualisht 26 raste aktive të qytetarëve të prekur me këtë virus dhe nga ta, 4 janë të hospitalizuar. Mandej është folur edhe për punën e përbashkët të institucionet komunale të Vitisë me të gjitha mekanizmat për të menaxhuar sa më mirë situatën pandemike zbatimit të masave, pastrimit dhe klorifikimit të hapësirave dhe të tjerë dhe u bë me dije se është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër këtij virusi dhe atë të moshës 65+.
Gjithashtu u theksua se akoma është në fuqi ora e ndalim qarkullimit nga prej orës 22:30 dhe u kërkua nga qytetarët të respektojnë masat pasi që ato janë në interes të shëndetit të secilit. /2LONLINE.com/