Komuna e Vitisë dhe USAID-i përmes një projekti synojnë rritjen e transparencës, efektivitetin dhe llogaridhënien
Përfaqësues të USAID-it amerikan, kanë qëndruar sot në komunën e Vitisë me që rast me kryetarin e komunës Sokol Haliti, kanë shqyrtuar projektin “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM). Ky projekt i USAID-it, do të ofrojë asistencë komunave në fokus për të promovuar ndryshime në nivelin lokal, duke forcuar llogaridhënien dhe duke rritur efektivitetin në fushën e prokurimit publik. Aktiviteti Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, do të ofrojë asistencë të plotë në pesë komunat e përzgjedhura, për t’u vënë fokus me anë të monitorimit, trajnimit dhe udhëzimit nga dita në ditë, për të krijuar sisteme të cilat do të përmirësojnë mënyrën se si ato të japin llogari për fondet dhe shpenzimet publike.