Është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes komunës së Vitisë dhe MAP-së-Ministrisë së Administratës Publike, që ka për qëllim vendosjen e Kornizës për bashkëpunim në mes këtyre dy Institucioneve për ndërtimin e shkollës fillore në Pozheran.
Kjo marrëveshje mirëkuptimi, shërben për të vendosur termat e përgjithshëm të partneritetit dypalësh dhe kushteve mbi bazën e së cilave, palët do të veprojnë gjatë procesit të ndërtimit të objektit shkollor.