DYLON

Kryetari Haliti priti në takim ish presidentin shqiptar Alfred Moisiu

Kryetari Haliti priti në takim ish presidentin shqiptar Alfred Moisiu
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, e ka pritur sot në një takim ish-presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiun, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet në këtë komunë dhe të arriturat e deritanishme.

Kryetari Haliti tha se ndjehet I nderuar për vizitën e ish-presidentit Moisiu që i bëri Institucioneve komunale të Vitisë.

Ndërsa ish-presidenti Moisiu u shpreh i kënaqur me të arriturat që janë bërë në komunën e Vitisë dhe inkurajoi Institucionet komunale që të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të arritur progres dhe krijimin e një klime sa më të mirë për qytetarët e kësaj komune.

EkoHigjiena

Ish presidenti Moisiu dhe kryetari Haliti të shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, kanë vizituar edhe kanë vu kurora lulesh tek busti i Richard Holbrook-ut në Viti. Gjithashtu, në emër të Institucioneve komunale, kryetari Haliti e nderoi atë me një mirënjohje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.