Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Profesorin Rainer Waldhardt i shoqëruar nga profesori vitias, Arben Mehmeti.
Gjatë këtij takimi u fol për bashkëpunim ndërkomunal të Vitisë me Kirchhaini e Hessenit të Gjermanisë.
Me këtë rast prof. Waldhardt ka theksuar se Kuvendi Komunal i Kirchhainit me shumicë votash ka votuar pro binjakëzimit me Vitinë.
Ai tha se kryetari i Kirchhainit, Olaf Hausmann, ka marrë mbështetjen e plotë të binjakëzimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Vitinë.
Ndërkaq kryetari Haliti, e ka falenderuar ate për vizitën, duke e cilësuar atë si mik i Vitisë.
Ai gjithashtu falenderoi Kirchhainin që ka zgjedhur Vitinë si komunë partnere.
” Dua të ju falenderoj juve dhe gjithë Kirchhainin për bashkëpunimin me ne. E vlerësojmë lartë vendimin e juaj për binjakëzim me Vitinë. Edhe ne do të ju drejtohemi Kuvendit Komunal për binjakëzim dhe do të rrisim bashkëpunimin me ju”, u shpreh kryetari Haliti.
Në këtë takim u fol në veçanti për fushat e bashkëpunimit, ku kryetari Haliti theksoi se prioritet për Vitinë është fusha e bujqësisë por se dëshiron të punojë edhe në fushën e ujit të pijshëm dhe trajnimit të ujrave të zeza.
Përndryshe Vitia dhe Kirchhaini deri me tani kanë bashkëpunuar në arritjen e objektivave në kuadër të Agjendës Zhvillimore 2030.
Bashkëpunimi kishte nisur në nivel fshati, konkretisht të Smirës me Kleinselheim me pas ka kaluar në nivel komunal.
Gjithashtu në kuadër të atij bashkëpunimin ishin realizuar nga një projekt në dy komunat.
Tani ky bashkëpunim ndërkomunal pritet të thellohet me binjakëzimin e dy komunave.
Në ketë takim morrën pjesë edhe Tefik Salihu nga fshati Smirë, Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe zyrtari komunal Mustafë Mehmeti. /2LONLINE/