DYLON

Mos vajtoni në televizione por hiqni barrikadat në veriun e Kosovës!

Mos vajtoni në televizione por hiqni barrikadat në veriun e Kosovës!
Avatar photo Redaksia

Nga: Izmi Zeka

Mos lejoni që barrikadat të cenojnë shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në territorin e Kosovës.

EkoHigjiena

Barrikadat duhet të hiqen që sonte dhe nuk duhet të ketë kompromise për këtë çështje.

Askush nuk duhet ta bëjë temë çështjen e barrikadave. Nuk mund dhe nuk ka askush të drejt të hap debat për një çështje që prek jetën e qytetarëve në pjesën veriore të Kosovës.

Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë hajgare me integritetin territorial.

Bandat as kriminelët nuk duhet të lejohen të marrin ligjin në dorë.

Ky është cenimi i rendit Kushtetues e ligjor.

Lëreni politikën por ecni aty ku preket dhe cenohet lëvizja e qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.