• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Studentët e FSHK-së së UKZ-së mund ta ndihmojnë Komunën e Gjilanit në fushën e teknologjisë, veçanërisht në strategjinë “Smart City”

Redaksia 2LONLINE 17 Dhjetor, 2022 4 min
 Studentët e FSHK-së së UKZ-së mund ta ndihmojnë Komunën e Gjilanit në fushën e teknologjisë, veçanërisht në strategjinë “Smart City”

Në universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar për një vizitë Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Ai është pritur në një takim nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Sekretari i Përgjithshëm Dr. Sc. Vaxhid Sadriu dhe stafi akademik i FSHK-së së UKZ-së.

Në këtë takim, Dekani Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku,  e informoi Kryetarin Alban Hyseni për të arriturat e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, programet e akredituara që ka Fakulteti, por edhe për sfidat që këtë fakultet e përcjellin në vazhdimësi.

Më pas kryetari Hyseni ka vizituar disa nga sallat, kabinetet si dhe laboratorët në të cilat zhvillohet procesi mësimor, ku ka parë nevojën urgjente për pajisjen me laboratorë dhe Infrastrukturë të përshtatshme për të mbajtur normal ligjëratat dhe ushtrimet, e të cilat më së miri do të mund të krijoheshin brenda një kampusi të ri Universitar.

Dekani Dërmaku po ashtu e ka njoftuar Kryetarin Hyseni për stafin akademik dhe kualitetin e jashtëzakonshëm që studentët e FSHK-së e posedojnë, duke thënë se,  këta studentë po tregojnë  suksese të shkëlqyera në studime  brenda dhe jashtë Kosovës, andaj rezultatet e tyre në mësim, punë e përkushtim po i transmetojnë nëpër kompani të ndryshme të IT-së në vend, kompani rajonale dhe ndërkombëtare.

Më pas studentët e Shkencave Kompjuterike prezantuan punimet e tyre praktike të avancuara, me të cilat dëshmuan edhe një herë angazhimin dhe metodat unike me të cilat punohet në këtë fakultet, me kurrikulë të bazuar në modelet më të mira evropiane. Studentët e FSHK-së kanë prezantuar para kryetarit Alban Hyseni praktikisht shumë projekte që ata kanë inplementuar brenda Fakultetit, duke treguar kështu për profesionalizmin që i veçon studentët e FSHK-së për ide inovative. Dekani Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe studentët e FSHK-së treguan se janë duke inplementuar projektin “Smart Semaphore” , i cili në bashkëpunim me komunën do të mundësojë një sistem inteligjent të semaforëve në qytet e që lejon rrjedhën optimale nëpër vendkalime makinash të përbërë nga kryqe dhe rrugë të ndryshme brenda qytetit të Gjilanit.

Gjithashtu u bisedua për shumë projekte që do të mund të realizoheshin në mes Komunës dhe FSHK-së siç janë, E-Health, Platformat për Menaxhimin e Shkollave, Platformat për ndërlidhjen në mes departamenteve të ndryshme të Komunës, e në veçanti për projektin e madh të komunës – SMART CITY.

Në fund, Dekani Dërmaku dhe Kryetari Hyseni u dakorduan që së shpejti të realizojnë edhe një takim në mes Komunës dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  për fillimin e implementimit të projekteve të reja të fushës së teknologjisë, veçanërisht në bashkëpunimin për strategjinë “Smart City”. /2LONLINE/

Etiketa:“Smart City” Alban Hyseni Gjilan Komuna rekomandojmë UKZ Universiteti “Kadri Zeka”
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit

22 Mars, 2023

Arrestohet kontrabandisti i kërkuar

22 Mars, 2023

Shënohet Dita Botërore e Ujit

22 Mars, 2023

Riad Rashiti: Lajme të mira për qytetarët e Gjilanit

21 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com