Në kuadër të projektit “Përkrahja e bizneseve ekzistues dhe fillestare” që bashkë financohet nga Komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg sot në Viti u bë shpërndarja e pajisjeve për rrobaqepësi për tri biznese të reja.
Po ashtu është shpërndarë edhe një serrë. Në ceremoninë e pranin dorëzimit të këtyre pajisjeve të pranishëm ishin Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe Florim Shabani nga Fondacioni Kosovë- Luksemburg.
Drejtori Ademi tha se shpërndarja e këtyre pajisjeve është vazhdimësi e këtij projekti pasi që më të edhe në të kaluarën janë shpërndarë pajisje të ndryshme, kryesisht për biznese të reja dhe ekzistuese në profesionet e ndryshme.
Ai bëri me dije se po ashtu në ditët në vijim do të ketë edhe përfitues të tjerë.